About Image

Колумни

Почетна / Колумни

Autoparlanti manual / Мануелен звучник

27/12/2018


Пишува: Lura Pollozhani

Sot po dëgjoja një fjalim nga një pesëmbëdhjetë vjeçare që po u bënte kërkesë liderëve botërorë që të mirrnin hapa drejtë ndalimit të ndryshimeve klimatike. Para një viti gjimnazistët amerikan treguan se si të rinjtë mund të mobilizohen rreth një kauze të rëndësishme si kontrolli ndaj përdorimit të armëve. Me metodat e tyre ata treguan që të rinjtë e sotshëm e kanë pothuajse të natyrshme që të përçojnë mendimet e tyre në hapësirën publike sepse në shumë mënyra ata janë rritur në publik nëpërmjet rrjeteve sociale. Në Maqedoni para 4 viteve gjimnazistët poashtu ishin në këmbë për të kërkuar të drejtat e tyre, me parulla si “Dosta molk/mjaft heshtje” duke thyer një barrierë të apatisë te të rinjtë dhe në shoqëri në një valë protestash që akoma nuk ka të ndalur. Gjitha këto janë mënyra se si të rinjtë kanë përdorur zërin e tyre në mënyrë efektive. Edhepse fjalimet, protestat dhe kampanjat e mediave sociale duken si një mënyrë konvencionale e të qënurit të zëshëm, besoj që rinia e sotshme dhe mënyra e tyre e të shprehurit ndryshon ashtu siq ndryshojnë temat që kanë rëndësi.

Të qënurit të zëshëm për çështjet që ju interesojnë është ndoshta tani më urgjente se kurrë. Shumë gjëra rreth nesh po ndryshojnë shpejtë, por shoqëria dhe mënyra se si ajo e organizon vetveten nuk po ndryshon me të njejtin ritëm. Kjo për të rinjtë është një nga gjërat më alarmante, sepse do të thotë që nevojat, kushtet dhe dituria e tyre po ndryshon por shoqëria nuk është akoma e adaptuar për të njejtat. Kjo kontribon në krijim e frustrimit, apatisë apo ndjenjës që asgjë nuk mund të ndryshohet. Në të njejtën kohë modeli i demokracisë si qëndron tani poashtu po parashtron sfida për të rinjtë, një shembull ështe Brexit, ku shumica e votuesve të rinj votuan për të qëndruar në BE kurse ata më të moshuarit votuan që të largohen. Votimi i liderëve me platforma konzervative që, mes tjerash, avokojnë evitimin e rregullimit të ndryshimeve klimatike, poashtu vë gjeneratat në ndesh me njëra tjetrën. Në këtë situatë zëri, të shprehurit, ndonjëherë edhe të bërtiturit në formë të organizuar janë të domosdosshme.

Përdorimi i zërit është arsenali më i rëndësishëm në krijimin e ndryshimit. Shpeshherë kur kam prezentuar për studentët e mi që janë më të rinj e shoh që mënyra se si mendojnë dhe i procesojnë informatat është ndonjëherë më ndryshe nga e imja. Për mua është e rëndësishme që ndryshimi mes meje dhe studentëve të ketë zë që unë të mund të kuptoj nevojat e tyre. Në shoqëirinë tonë më të gjërë, zëri i të rinjve duhet të zërë më shumë hapësirë, dhe kjo arrihet vetëm me marrjen apo krijimin e hapësirës. Kjo më çon në elementin e dytë, atë të kolektivitetit dhe solidarizimit. Përderisa mediat sociale e mundësojnë aktivizmin, zërin dhe shprehjen individuale, është zëri kolektiv që solidarizohet me nevoja kolektive që mund të mbajë më shumë fuqi. Reagimi për çështje si ajri, si dhuna, si varfëria, dhe padrejtësitë mund të mbajnë fuqi kur shumica prej nesh i shohin si diçka të tillë edhe nëse vetë nuk vuajnë nga to. Një nga thëniet e mia më të preferuara është nga Martin Niemollet dhe thotë „ Në fillim erdhën për socialistët, por unë nuk fola, sepse nuk isha socialist. Pastaj erdhën për sindikalistët, por unë nuk fola, sepse nuk isha sindikalist. Pastaj erdhën për ebrenjtë, por unë nuk fola sepse nuk isha ebre. Në fund erdhën për mua- por nuk kishtë ngelur kush që të flistë për mua.“ Për mua kjo thënie tregon rëndësinë e zërit atëherë kur duhet të luftojmë padrejtësinë, por edhe rëndësinë e empatisë, solidarizimit dhe gjykimit të padrejtësisë. Zëri i rinisë do ketë më shume fuqi atëherë kur mund të lidhet me zëra tjerë, dhe kur lidhet me solidarizimin mbi një të ardhme që mban fytyrën e secilit. Që zëri i të rinjve të jetë ndryshe, duhet patjetër të ndryshojë edhe në thelb. Ky zë duhet të jetë gjithëpërfshirës, empatik dhe i hapur. Shoqëria e të ardhmes, nëse vazhdon mbi pabarazitë e njejta të shoqërisë bashkëkohore, dhe vetëm ofron teknologji dhe qasje të ndryshme nuk do mundet të ndryshojë asgjë përpos sipërfaqes. Me mjetet në duart e rinisë sot, shumë nga të cilat mundësohen me të pasurit një telefon, duhet të përdoret për ndryshime të vërtetë. Kurrë më parë nuk kemi pasur mjetet për ndryshim kaq afër nesh, do të ishte fatkeqësia më e madhe nëse nuk i përdorim si autoparlant për ndryshime të mëdha.

 

////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

 

Мануелен звучник

Денес го слушав говорoт на една петнаесетгодишна девојка, барајќи од светските лидери да преземат чекори за запирање на климатските промени. Пред една година американските средношколци покажаа дека младите  можат да се мобилизираат околу важна причина како што е контрола врз употребата на оружјето. Со своите методи тие покажаа дека денешната младина речиси природно ги пренесува своите мисли во јавниот простор, бидејќи на многу начини тие прераснаа во јавноста преку социјалните мрежи. Во Македонија пред четири години средношколците, исто така, се кренаа на нозе да ги бараат своите права и со транспаренти како „Доста молк„ кршејќи ја бариерата на апатија кај младите и во општеството, со бран протести кои сеуште не стивнуваат.  Сите овие се мотоди преку коимладите го користија својот глас на ефективен начин.  Иако, говорите, протестите и кампањите на социалните мрежи наликуваат на конвенционален начин за да се биде гласен, верувам дека денешната младина и  нивниот начин на изразување се менува кога важните теми се менуваат.

Да се биде гласен во однос на прашања кои ве интересираат, веројатно сега е по итно од било кога.  Многу нешта околу нас се менуваат брзо, но општеството и начинот како таа се организира не се менуваат со ист ритам.  Ова за младите преставува едно од по алармантите прашања, бидејќи покажува дека нивните потреби, услови, нивното знаење се променува но општеството сè уште не е прилагодено со нив.  Ови придонесува во создавање на фрустрација, апатија или чуство дека ништо не може да се промени.  Истовремено, моделот на демократија како што стои сега, исто така, претставува предизвик за младите луѓе, пример е Брекс, каде што мнозинството млади гласачи гласаа да останат во ЕУ, додека постарите гласаа против останувањето во ЕУ. Гласањето на лидерите со конзервативни платформи, кои, меѓу другото, се залагаат за избегнување на регулативата за климатските промени, исто така ги става во конфликт генерациите едни со други.  Во овој случај гласот, изразувањето, понекогаш и викањето гласно во организирана форма, се неопходни.  

Употребата на гласот е најважниот арсенал во создавањето на промени. Честопати, кога им презентирам на моите помлади студенти, гледам дека начинот на кој размислуваат и начинот на кој ги обработуваат информациите понекогаш се разликуваат од моите. За мене важно е разликата помеѓу мене и студентите да има глас за да ги разберам нивните потреби. Во нашето пошироко општество, гласот на младите треба да завземе повеќе простор, а тоа може да се постигне само со добивање или создавање простор. Ова ме носи до вториот елемент, колективноста и солидарноста.  Додека социјалните медиуми овозможуваат активизам, глас и индивидуално изразување, колективен глас е тој кој се солидаризира со колективни потреби кои можат да имаат поголема моќ. Реакцијата на прашања како што е воздухот, насилството, сиромаштија и неправда може да ја задржат својата моќ, кога повеќето од нас ги перцептираат како нешто такво, дури и ако не страдаат од нив. Едно од моите омилени фрази е од Мартин Нимолер и вели: “Најпрво дојдоа за социјалистите, но не прозборев, бидејќи не бев социјалист. Потоа дојдоа за синдикалците, но не прозборев, бидејќи не бев синдикалист. Потоа дојде за Евреите, но јас не прозборев затоа што не бев Евреин. На крајот тие дојдоа по мене – но остана никој кој можеше да зборува за мене„. За мене, оваа фраза ја покажува важноста на гласот тогаш кога треба да се бориме против неправдата, но и важноста на емпатијата, солидарноста и осудата за неправдата. Младинскиот глас ќе има поголема моќ, тогаш кога може да се поврзе со други гласови и кога се поврзува со солидарноста за  заедничката иднина на сите. За гласот на младите да биде поинаков, неопходно е да се промени во суштина. Овој глас треба да биде инклузивен, емпатичен и отворен. Идното општество, ако продолжи со истата нееднаквост како што е ова на современото општество и нуди само различни технологии и пристапи, не може да промени ништо освен површински промени. Алатките кои денес се во рацете на младите, повеќето од кои се овозможени преку телефон, треба да се користат за вистински промени. Никогаш порано не сме имале алатки за промени кои стојат толку блиску нас, би било голема несреќа ако истите  не ги употребиме како звучници за големи промени.