About Image

Колумни

Почетна / Колумни

Në qoftë se nëna ju thotë se ju do, verifikojeni! // Ако вашата мајка ви каже дека ве сака, проверете го тоа!

25/08/2021


7

Пишува: Ardit Ramadani

Mungesa e edukimit mediatik dhe mendimit kritik virusin korona e shndërron në grip sezonal, Zaevin e bën shqiptar, Maqedoninë e Veriut e ndanë në katër pjesë ndërsa shumë persona të gjallë i shtyn në varr. Se sa problematike janë këta të fundit dhe si mund të ndikojnë ata në jetët tona, u vërtetua dy vitet e fundit ku paralelisht me pandeminë e nxitur nga virusi korona, jemi përballur me një “epidemi” dezinformatash e cila në gjuhën mediatike quhet “Infodemi”, dhe ndër më të goditurit nga kjo “sëmundje” dekadëshe ishin padyshim personat pa mendim të zhvilluar kritik dhe të paedukuar mediatikisht, kurse autoritetet arsimore në vend, edhe pse jo në formën më të mirë të mundshme, morën mesazhin e tyre – Edukimi Mediatik duhet të jetë pjesë e kurrikulave shkollore që nga arsimi fillor dhe që nga fillimi i vitit akademik të ardhshëm, sepse shteti nuk ka llogari të nxjerr edhe një gjeneratë e cila do të ishte “pre” e lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

Nuk ka ndonjë nocion specifik apo të veçantë për mjetet e informimit, gjegjësisht për mediat, por një gjë dihet botërisht, edhe atë – Media përveç rolit të informimit masiv, është mjeti më i fuqishëm për formimin e vlerave shoqërore me të cilin ndikon në formimin e opinionit publik. Por, jo të gjithë personat e vetëshpallur gazetarë janë të vetëdijshëm për fuqinë e tyre dhe shkrimeve të tyre në rrjetet sociale ndërsa në epokën e globalizmit, çdo ditë e më shumë zbehet roli kryesor i komunikimit dhe edukimit nga ana e medieve dhe pronarët e medieve së bashku me disa “gazetarë” po marrin rolin e manipulatorëve dhe kështu viteve të fundit është dëmtuar edhe gazetaria profesionale apo kredibile, për shkak se “kriminelët” mediatik, kanë zbehur besueshmërinë e qytetarëve në mediet, sado profesionale qofshin ata.

Në qoftë se nëna ju thotë se ju do, verifikojeni

Në redaksinë e “City News Bureau” në Çikago ka qenë i ngjitur një poster i madh në të cilin është shkruar “Në qoftë se nëna ju thotë se ju do, verifikojeni” ndërsa kjo thënie po merr kuptimin e saj çdo vit e më shumë. Nuk do shumë punë apo njohuri kompjuterike verifikimi i përmbajtjeve të publikuara në rrjetet sociale, në disa libra mediatik verifikimi  fakteve prezantohet si diçka që është thelbi i gazetarisë, ndërkaq, në krye të verifikimit gjithmonë gjendet pyetja – „Si e dini këtë?”

Një ndër problematikat zinxhirë të shpërndarjes së “kollajshme” të lajmeve të rreme dhe dezinformatave është fakti se pas tyre, publikisht, nuk qëndron askush përkundër faktit që dëmi të cilin e shkaktojnë, është shumë i lartë, përgjegjësi nuk ka. Nëse në lajmin të cilin e lexoni, nuk figuron së paku emri apo mbiemri i gazetarit, redaktorit apo kryeredaktorit – gjasat janë të mëdha që ai “medium” as nuk ka të tillë, por pas tij qëndrojnë admina me qëllime të ndryshme dhe shpesh herë jo të mira, duke i shërbyer x ideologjie apo partie politike. Lexuesit kanë të drejtë që të dinë se nga kush informohen dhe kush qëndron prapa informacionit me anë të së cilit, ata do të krijojnë bindjen apo opinionin e tyre për një temë konkrete.

Në Maqedoninë e Veriut kjo madje është e rregulluar me ligjet pozitive në vend, gjegjësisht në Ligjin për media, i cili në nenin 14, paragrafi 1 shkruan kështu:

“Botuesi i medias është i detyruar në vend të dukshëm për çdo bartës individual të përmbajtjes (për shembull ekzemplar të medies së shtypur, dhe emision televiziv) të sigurojë publikimin e këtyre të dhënave: – emrin dhe adresën e selisë dhe redaksisë së botuesit të medias, – emrin e personit përgjegjës të botuesit të medias, emrin dhe mbiemrin e redaktorit përgjegjës, përkatësisht redaktorëve, në pajtim me organizimin e brendshëm të redaksisë dhe – emrin dhe adresën e shtypshkronjës dhe datën e shtypjes ose rishtypjes, si dhe numrin e ekzemplarëve të shtypur, kur bëhet fjalë për medie të shtypur” shkruan në Ligjin për media.

Si të identifikojmë dezinformatat?

Një sërë dezinformatash kanë qarkulluar vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm në lidhje me pandeminë e virusit korona si dhe tani për përmbajtjen e vaksinave kundër Kovid-19, është e rëndësishme që qytetarët të jenë të njoftuar se ajo që e lexojnë në rrjetet sociale – jo gjithmonë është e vërtetë!

  • Vini re medies e cila e plason lajmin – kush qëndron prapa saj?

Ashtu siç kam theksuar më lartë, është shumë e rëndësishme që artikulli të cilin e lexoni të ketë autor ndërsa mediumi të ketë impressum. Në këtë formë, lexuesit do të kenë mundësinë të vendosin në qoftë autori i lajmit i cili i servohet është person tek i cili mund të besohet ndërsa redaksia e mediumit është kredibile dhe profesionale.

  • Nga është marrë ky informacion? – Rëndësia e të qenurit skeptik!

Shpesh herë mediet publikojnë lajme duke u thirrur në “studime shkencore” joekzistuese, pa ju lënë lexuesve mundësinë e publikimit të linkut të burimit origjinal, që edhe ata të kenë mundësinë ta lexojnë atë. Andaj, në momentin kur këta persona dëshirojnë të shpikin diçka nga koka e tyre, për tu “amnistuar”, këtë e atribuojnë në studime shkencore joekzistuese apo burime “konfidecinale”. Lexuesit duhet të verifikojnë gjithmonë se a është e vërtetë ajo e cila pohohet në lajm dhe asgjë nuk duhet të merret si e mirëqenë. Këshilla më e mirë në raste të tilla është – Gjejeni burimin origjinal dhe hulumtojeni atë!

  • “Sensacionalizmi” në titull – shenjë e qartë se diça nuk është në rregull

“E pabesueshme!”, “Shokuese”, “E HABITSHME!”, “Nuk e keni ditur këtë!”, “SKANDAL”, këto janë vetëm disa nga shenjat kryesore se qëllimi i gazetarit nuk është informimi i publikut në lidhje me një temë të caktuar, por sensacionalizmi, një mjet i cili përdoret shumë nga ana e medieve elektronike për të grumbulluar sa më shumë klikime, të cilat më pas ju përkthehen në mjete financiare kurse “viktimat” në këtë rreth janë padyshim lexuesit të cilët kanë rënë pre e artikujve të tilla.

  • Manipulimi klasik përmes photoshopit apo fotografive të rrejshme

Ditëve të fundit në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi ku përmes përdorimit të platformave të ndryshme për rregullim të fotografive, është ndryshuar data e prodhimit të vaksinës “AstraZeneca”, edhe atë në vitin 2018. Megjithatë, me disa klikime në internet mund të verifikohet se vaksina britanike kundër Kovid-19 është prodhuar në fund të vitit 2020. Andaj, kur të haseni në fotografi të dyshimta që sipas autorëve të artikujve, “zbulojnë” diçka madhore, gjithmonë jini skeptik dhe verifikojeni atë. Shfrytëzojeni pjesën e “Google” për kërkimin e fotografive (images.google.com) që të kërkoni sende, elemente, ose personalitete specifike që paraqiten në fotografi.

  • Qëndrimet personale të gazetarëve nuk mund të paraqiten në formë të lajmit

Shpesh herë gazetarët të cilët janë të prirur t”i besojnë një x partie politike apo ideologjie të caktuar, me ose pa dëshirën e tyre, kanë lejuar që kjo të ndikojë në punën e tyre si gazetarë, deri në atë pikë sa të krijojnë lajme të rreme në dobi të ideologjisë apo partisë të cilës i shërben ai. Megjithatë, përveç lexuesve dhe opinionit publik, gazetari nuk duhet t’i shërbejë askujt. Komentimi nga ana e gazetarit në një lajm, nuk është i ndaluar, por, paraprakisht duhet të informohen lexuesit se bëhet fjalë për koment dhe jo lajm – si dhe duhet të jetë objektiv. Lexuesit duhet ta kenë të qartë se dëshmitë, informacionet zyrtare, dokumentet publike, janë shumë më të rëndësishme se komentet e gazetarit të cilat paraqesin pikëpamjet e tija në lidhje me një temë të caktuar, por jo të vërtetën.

Ndryshe, është e dobishme për qytetarët që përveç edukimit mediatik, të fillojnë të selektojnë mediet në të cilat ata informohen, në momentin që do të hasen në medie joprofesionale dhe të cilat funksionojnë për sensacion dhe jo informim, të injorojnë atë duke mos i klikuar në artikujt e tyre dhe duke mos pëlqyer faqet e tyre në rrjetet sociale, kështu, duke mos ju dhënë personave joprofesional atë që kërkojnë – klikimet, për ca para më shumë, nuk do të kenë llogari që të funksionojnë më ndërsa lexuesit nuk do të ngarkohen çdo ditë me dezinformata dhe lajme jo të sakta të cilat në mes të tjerash, shkaktojnë stres dhe shpesh herë panik të panevojshëm.

 

Ardit Ramadani – Gazetar

Gusht, 2021

 

 

Недостатокот на медиумската писменост и критичко размислување го претвора вирусот корона во сезонски грип, Заев го нарекуваат Албанец, Северна Македонија ја поделува на четири дела и многу живи луѓе ги турка во гроб. Колку овие последици се проблематични и како можат да влијаат врз нашите животи, се покажа последните две години каде паралелно со пандемијата предизвикана од корона вирусот, се соочивме со „епидемија“ на дезинформации која во медиумскиот јазик се нарекува „Инфодеми“, а меѓу најпогодени од оваа децениска „болест“ беа луѓето без развиено критичко размислување и медиумска неписменост, а образовните власти во земјата, иако не во најдобра можна форма, ја добија својата порака – Медиумска писменост треба да биде дел од училишните наставни програми од основно образование и почнувајќи од следната академска година, бидејќи државата нема корист да произведе уште една генерација која би била „жртва“ на лажни вести и дезинформации.

Не постои некој специфичен или посебен поим за информативните средства, односно медиумите, но едно е познато во целиот свет, и тоа – Медиумите, покрај улогата на масивното информирање, се најмоќната алатка за формирање на општествените вредности со кои влијае врз формирањето на јавното мислење. Но, не сите самопрогласени новинари се свесни за нивната моќ и нивните објави на социјалните мрежи, додека во ерата на глобализацијата, се повеќе бледнее главната улога на комуникација и писменост од страна на медиумите и сопствениците на медиумите заедно со некои „новинари„ преземат улога на манипулатори и затоа во последниве години е оштетено професионалното или кредибилното новинарство, бидејќи медиумските„ криминалци “ја избледеа довербата на граѓаните кон медиумите, без разлика колку се професионални. 

Ако вашата мајка ви каже дека ве сака, проверете го тоа!

Во редакцијата на „City News Bureau“ во Чикаго беше залепен голем постер во кој пишува „Ако вашата мајка ви каже дека ве сака, проверете го тоа“, а оваа изрека секоја година се по веќе добива значење. Не е потребно многу работа или компјутерско знаење за да се потврдат содржините објавени на социјалните мрежи, во некои медиумски книги верификацијата на фактите е претставена како нешто што е суштината на новинарството, додека на врвот на верификацијата секогаш стои прашањето – „Како ја знаете ова?” 

Еден од низата на проблемите со „лесното“ ширење на лажни вести и дезинформации е фактот дека зад нив, јавно, не стои никој и покрај тоа што штетата што ја предизвикуваат е многу висока, одговорност нема . Ако веста што ја читате не го содржи барем името или презимето на новинарот, уредникот или главниот уредник веројатноста е голема тој „медиум“ да не постои, туку зад него стојат администратори со различни цели и честопати недобронамерни, служејќи на x идеологија или политичка партија. Читателите имаат право да знаат од кој се информираат и кој стои зад информацијата преку кои ќе го формираат своето убедување или мислење за одредена тема. 

Во Северна Македонија, ова е регулирано дури и со позитивните закони во земјата, имено Законот за медиуми, кој во член 14, став 1 гласи:

Издавачот на медиум е должен на видно место за секој поединечен носител на содржина (на пример примерок од печатен медиум, и телевизиска емисија) да обезбеди објавување на следниве податоци: -назив и адреса на седиштето и уредништвото на издавачот на медиум, – име на одговорното лице на издавачот на медиум, – име и презиме на одговорниот уредник, односно уредниците во согласност со внатрешната организација на уредништвото и – назив и адреса на печатницата и датумот на печатење или препечатување, како и бројот на печатени примероци, кога се работи за печатен медиум. 

Како да ги препознаете дезинформациите?

Бројни дезинформации кружеле во последниве години во Северна Македонија и не само во однос на пандемијата со корона вирусот, туку сега и за содржината на вакцините против Ковид -19, што е важно граѓаните да бидат информирани дека она што го читаат на социјалните мрежи не е секогаш вистина!

  1. Внимавајте на медиумите кои ја пласираат веста – кој стои зад тоа?

Како што истакнав погоре, многу е важно статијата што ја читате да има автор, додека медиумот да има импресум. Во оваа форма, читателите ќе имаат можност да одлучат дали авторот на веста што се пласира е личност на која може да и се верува, и дали редакцијата на медиумот е веродостојна и професионална. 

  1. Од каде е добиена ова информација? – Важноста да се биде скептик!

Честопати медиумите објавуваат вести повикувајќи се на непостоечки „научни истражувања“, без да им се остави можност на читателите да ја објават врската на оригиналниот извор, за и тие да имаат можност да ја прочитаат. Затоа, во моментот кога овие луѓе сакаат да измислат нешто од нивната глава, да бидат „амнестирани“, се повикуваат на непостоечки научни истражувања или „доверливи“ извори. Читателите секогаш треба да проверат дали она што се кажува во вестите е вистина и ништо не треба да се зема здраво за готово. Најдобар совет во вакви случаи е – Најдете го оригиналниот извор и истражувајте го!

  1. „Сензационализам“ во насловот – јасен знак дека нешто не е во ред

„Неверојатно!“, „Потресно“, „ЗАЧУДУВАЧКИ!“, „Ова не го знаевте!“, „СКАНДАЛ“, ова се само некои од главните знаци дека целта на новинарот не е да ја информира јавноста за одредена тема, туку заради сензационализам, алатка која е широко користена од електронските медиуми за да собере што е можно повеќе кликови, кои потоа се преточат во пари а „жртви“ на ваквите статии  несомнено се читателите. 

  1. Класична манипулација преку фотошоп или лажни фотографии

Во изминатите денови, на социјалните мрежи беше објавена фотографија каде што преку употреба на различни платформи за едитирање фотографии, сменет е датумот на производство на вакцината „АстраЗенека“, и тоа во 2018 година. Меѓутоа, со неколку кликање на интернет може да се потврди дека британската вакцина против Ковид-19 е произведена кон крајот на 2020 година. Затоа, кога ќе наидете на сомнителни фотографии кои, според авторите на написите, „откриваат“ нешто големо, секогаш бидете скептични и проверете го тоа. Користете го делот за пребарување фотографии на Google (images.google.com) за да пребарувате за одредени работи, елементи или личности што се појавуваат на фотографиите.

 

  1. Личните ставови на новинарите не можат да бидат претставени во форма на вести

Новинарите кои се склони да веруваат на одредена политичка партија или идеологија, со или без нивна желба, честопати дозволиле тоа да влијае на нивната работа како новинари, до тој степен за да креираат лажни вести во корист на идеологијата или партијата на која и служи. Меѓутоа, освен на читателите и јавното мислење, новинарот не треба да биде во служба на никого. Не е забрането коментирање на новинар во однос на одредена вест, но читателите треба однапред да бидат информирани дека ова е коментар, а не вест – и треба да биде објективен. Читателите треба да бидат јасни дека доказите, официјалните информации, јавните документи, се многу поважни од коментарите на новинарот кои ги изнесуваат неговите ставови за одредена тема, но не и вистината. 

Инаку, корисно е за граѓаните, покрај медиумската писменост, да започнат со селекција на медиумите од кои се информираат, во моментот кога ќе наидат на непрофесионални медиуми и кои функционираат за сензација, а не за информирање, да ги игнорираат со тоа што нема да кликнат на нивните написи и нема да ги лајкнуваат нивните страници на социјалните мрежи, со тоа што тие нема да им го дадат на непрофесионалните луѓе она што го бараат – кликнувањата, за малку повеќе пари, и на овој начин нема да биде исплатливо за нив за да функционираат, додека читателите нема да бидат оптоварени секој ден со дезинформации и лажни вести кои меѓу другото, предизвикуваат стрес и често пати непотребна паника. 

 

Ардит Рамадани, Новинар

Август, 2021