About Image

Колумни

Почетна / Колумни

Слобода на говор // Liria e të shprehurit

04/12/2020


6

Пишува: Михаела Трајкоска

Колку често се случува да споделите мислење или да дебатирате на одредена актуелна тема?Дали се плашите да го изнесете вашето мислење околу одредена тема ,бидејќи знаете дека вашиот став е поразличен од тој на другите ?Дали знаете до каде се граничи вашата слобода на говор? Што е говор на омраза ?

     Слободата на говор претставува едно од основните човекови права и истото има големо влијание врз другите права кои ги поседуваме.Под слободно говорење и изразување не се подразбира само напишан текст туку и фотографии,цртежи или музика.Гледајќи низ призмата која ни ја нуди слободата на говор, ние може да се здобиеме со вистинската слика за тоа каква е демократската состојба во една држава.

       Слободата на говор може да ја анализираме од две гледишта кои меѓусебно се надополнуваат неформално и формално гледиште.

       Неформалното гледиште всушност ни го претставува секојдневното говорење и изразување.Секој од нас поседува право да  го каже своето мислење и став  кој го поседува за одредена тема ,безразлика дали неговиот став се вклопува со мислењата на мнозинството.Уште во почетокот на моето образование се среќавав со ситуации каде моите соученици се плашеа да го кажат своето мислење за одредена тема или да посочат грешка или незадоволство од некој професор поради стравот дека ќе бидат осудувани од другите или пак казнети од страна на професорот. Јас честопати бев во ситуација кога го преземав ризикот да ја кажам вистината безразлика дали се работи за некој професор или претпоставен .Се додека нашите ставови ги изразуваме со почит према соговорникот не треба да се плашиме да го споделиме нашето мислење.Истакнувањето  на проблемите и дискусијата е единствен начин за решавање на истите. Доколку сакаме нешто да се реши мора да зборуваме гласно за тоа. Ставовите кои ги поседуваме би требало да се темелат врз одредени докази или верувања за кои можеме аргументирано да се изјасниме.Спротиставеноста на ставовите и аргументираното дебатирање всушност даваат слика на здрава средина во која има толеранција и почитување на различноста.Толеранцијата во секојдневното живеење е многу важна ,бидејќи мора да прифатиме дека секојдневно ќе се среќаваме со многу работи со кои не се сложуваме и со луѓе кои размислуваат поразлично од нас и тоа не ни дава за право неаргументирано да ги напаѓаме и навредуваме.Правото за слободно изразување и говорење може да го уживаме се додека нашите ставови не прераснуваат во говор на омраза.Говорот на омраза претставува изразување на омраза и исмејување на различностите кои ги поседуваат другите.Во денешното секојдневие ќе се сретнеме и со сарказам и иронија кои и јас лично ги наоѓам како забавни ,но треба да внимаваме истите да не прераснат во говор на омраза.Говорот на омраза се санкционира и казнува.

    Околу формалниот дел би сакала да кажам збор два за слободата на говор и цензурата кај медиумите.Медиумите се главни преносители на информациите во општеството и поради тоа многу е важно тие да можат да изјаснат без страв.Доколку медиумите се корумпирани од одредена власт или конкретна политичка партија,информациите кои ние ќе ги добиваме ќе бидат нецелосни и невистинити и сето тоа говори за лабилноста на демократијата.

Михалеа Трајкоска

 

Sa shpesh ndodh që të ndani mendime ose të debatoni në ndonjë temë të caktuar aktuale? A keni frikë që ta jepni mendimin tuaj rreth një teme të caktuar, sepse e dini se qëndrimi juaj është më i ndryshëm se qëndrimi i tjerëve? A e dini deri ku kufizohet liria e të shprehurit? Çfarë është liria e të shprehurit?  

Liria e të shprehurit paraqet një nga të drejtat themelore të njeriut dhe e njëjta ka ndikim të madh mbi të drejtat tjera të cilat i posedojmë. Liria e të folurit dhe të shprehurit nuk nënkupton vetëm tekst të shkruar, por edhe fotografi, vizatime ose muzikë. Duke shikuar nga këndvështrimi që na i ofron lirinë e të shprehurit, ne mund të marrim pasqyrën e vërtetë mbi gjendjen demokratike në një shtet. 

Lirinë e të shprehurit mund ta analizojmë nga dy aspekte të cilat plotësohen reciprokisht në aspektin joformal dhe formal. Aspekti joformal paraqet të folurit dhe të shprehurit e përditshëm. Secili prej nesh posedon të drejtën për ta shprehur mendimin dhe qëndrimin e tij të cilin e posedon për një temë të caktuar, pa dallim nëse qëndrimi i tij përkon me mendimin e shumicës. Që në fillim të arsimimit tim hasja në situata ku bashkënxënësit e mi kishin frikë ta shprehin mendimin e tyre për një temë të caktuar ose të theksojnë gabimin ose ta shprehin pakënaqësinë nga ndonjë profesor për shkak të frikës se do të gjykohen nga të tjerët ose të dënohen nga profesori. Unë shpeshherë kam qenë në situatë që ta marr rrezikun përsipër dhe ta them të vërtetën pa dallim nëse bëhet fjalë për ndonjë profesor ose epror. Derisa qëndrimet tona i shprehim me respekt ndaj bashkëfolësit nuk duhet të kemi frikë për ta ndarë mendimin tonë. Diskutimi rreth problemeve është mënyra e vetme e zgjidhjes së tyre. Nëse duam që të zgjidhet diçka, doemos duhet të flasim zëshëm për atë. Qëndrimet që i posedojmë duhet të bazohen mbi dëshmi ose bindje të caktuara për të cilat mund të prononcohemi me argumente. Kundërshtimi i qëndrimeve dhe debatimi i argumentuar japin pasqyrë mbi mjedisin e shëndoshë në të cilin ka tolerancë dhe respektim të diversitetit. Toleranca në jetesën e përditshme është shumë e rëndësishme, sepse doemos duhet të pranojmë se do të hasim çdo ditë shumë punë me të cilat nuk pajtohemi edhe me njerëz që mendojnë më ndryshe se ju dhe kjo nuk na jep të drejtë që t’i sulmojmë dhe ofendojmë në mënyrë të paargumentuar. Të drejtën e të folurit dhe të shprehurit të lirë mund ta gëzojmë derisa qëndrimet tona nuk shndërrohen në gjuhë të urrejtjes. Gjuha e urrejtjes paraqet shprehje të urrejtjes dhe talljes me diversitetet që i posedojnë të tjerët. Në përditshmërinë e sotme do të takohemi edhe me sarkazëm dhe ironi të cilat edhe unë personalisht i gjej si argëtuese, por duhet të kemi kujdes që të njëjtët të mos shndërrohen në gjuhë të urrejtjes. Gjuha e urrejtjes sanksionohet dhe dënohet. Rreth pjesës formale do të dua të them dy-tri fjalë për lirinë e të shprehurit dhe censurën te mediat. Mediat janë bartës kryesorë të informatave në shoqërinë dhe prandaj është shumë e rëndësishme që ato të mund të shprehen pa frikë. Nëse mediat janë të korruptuar nga një pushtet i caktuar ose nga ndonjë parti konkrete politike, informatat të cilat ne do t’i marrim do të jenë të paplota dhe të pavërteta dhe e gjithë kjo flet për labilitetin e demokracisë. 

Mihaela Trajkoska