Социјални мрежи – „Јавната соба“ на интернетот / Rrjete sociale – “Dhoma publike” në internet
24/02/2020
Пишува: Вилдан Дрпљанин
„Пристапот до интернет треба да се смета за човеково право и кореспонденцијата преку социјални мрежи мора да биде соодветно заштитена…“ – со овој став, Европската конфедерација на синдикати како замешувач (§107), застанува на страна на младиот работник во случајот Bărbulescu v. Romania и актуелизира една значајна тема во однос на социјалните медиуми и човековите права.
Случајот, кој се водел пред Европскиот суд за човекови права, се однесува на (не)основаноста на отказот на Богдан Барбулеску, 28-годишен инженер за продажба, кој бил отпуштен поради начинот на користење на Yahoo Messenger, социјална мрежа за инстант комуникација. Како причина за отказ од страна на работодавачот, приватна романска компанија, бил наведен транскрипт од 45 страници од приватни разговори кои тој ги водел со неговите брат и вереничка. Разговорите биле водени преку Yahoo Мessenger во текот на работното време и во подолг временски период, во спротивност со забраната службените компјутери да се користат за лични причини. Покрај тоа што Европскиот суд правилно пресудил против Романија и заклучил дека државата не обезбедила доволна заштита на правото на приватен и семеен живот, загарантирано со членот 8 од Европската Конвенција, прашањето за слободата и одговорностите при употребата на социјалните мрежи било штотуку отворено и до ден-денес останува многу релевантно.
Неодамна, слични прашања се покренаа и кај нас откако се прошири веста за постоењето на порнографската група „Јавна соба“ на социјалната мрежа Телеграм, која броела преку 7 400 членови. Групата била формирана со цел членовите да можат да споделуваат разголени фотографии и видеа од познати актерки, пејачки и новинарки, но и од малолетни девојки, а критериумот за избор на социјална мрежа бил направен врз основа на „безбедноста и (не)можноста за пробивање на разговорите и споделените материјали“. Очекувано, дискусијата за овој проблем беше многу повеќе насочена кон одговорноста при употребата на социјалните мрежи, отколку кон слободата, поради очигледната злоупотреба на лични податоци и производството и дистрибуцијата на детска порнографија преку активностите на членовите на групата; сосема спротивно од примерот со случајот на Барбулеску.
Оттука, споредбата на двата примери го наметнува прашањето околу тоа каде започнуваат и каде завршуваат слободите и одговорностите при користењето на социјалните мрежи. Очигледно е дека во ситуации кога луѓето сметаат дека немаат што да сокријат, тие одлучуваат да не преземаат никакви или во најдобар случај – недоволни, чекори за да го заштитат своето електронско однесување. Ова важи дури и во ситуации кога знаат дека постои ризик за потенцијална повреда на нивната приватност и/или загрозување на некој нивен статус, како на пример работниот однос во случајот на Барбулеску. Од друга страна, кога луѓето како корисници на социјални мрежи сакаат да се вклучат во активности за кои знаат дека се забранети, речиси без исклучок, бараат „побезбедни“ и посигурни мрежи за да се осигураат дека нема да бидат откриени. Ова значи дека луѓето се свесни за потенцијалните последици што можат да произлезат од начинот на кој ги користат социјалните мрежи, но веруваат дека тие нема да настапат, па затоа преземаат (ако воопшто преземаат) ограничени мерки за правилна употреба.
Веројатно, причините за корисничкото однесување како социјалните мрежи да не се воопшто дел од вистинскиот свет, доаѓаат од „погодностите“ што ги нуди интернетот преку лесните можности за настапување во туѓо име, со лажен идентитет или џокер картата – „некој друг пишувал во мое име“. Сепак, ова е само лажен привид затоа што органите на прогон во секој момент можат да го утврдат точниот идентитет на корисникот и да поведат соодветни постапки за утврдување одговорност. Тоа е така бидејќи нашите дејствија на социјалните мрежи произведуваат последици во реалниот живот и тоа што се направени на интернет не менува ништо во однос на нивната опасност по здравјето и безбедноста на другите. Затоа, правно гледано, сосема е издржано отворањето на истраги и прогонот за кривичните дела поврзани со злоупотребата на лични податоци и производството и дистрибуцијата на детска порнографија против корисниците и членовите на групата „Јавна соба“. Истото би важело и за било кое друго кривично дело извршено преку социјалните мрежи.
Последователно, социјалните мрежи можат да бидат многу моќна и корисна алатка за меѓусебно организирање, комуникација и споделување информации, но истовремено овие придобивки можат да се искористат во насока на извршување законски казниви дела. Видливо од случајот на Барбулеску е дека не сме безбедни дури и кога тоа не е случај и социјалните мрежи ги користиме соодветно за да разговараме со нашите најблиски затоа што употребата може да е забранета или набљудувана преку посебни прописи. Самото користење на социјалните мрежи нуди голема слобода во однос на употребата, па степенот на слободата мора да биде проследен со соодветно ниво на одговорност. Тоа значи дека единствениот начин да се заштитиме при употребата на социјалните мрежи е постојано да имаме на ум дека не комуницираме со аватари, слики и профили, туку со вистински луѓе и да имаме предвид дека секоја платформа што ја користиме, како и местото од кое што ја користиме, има своја политика на приватност. Тоа значи дека секогаш кога се двоумиме за правилниот начин на користење на социјалните мрежи, можеме да ги консултираме јавно достапните документи што ја регулираат нивната работа и соодносот со нас. За се друго, важи златниот принцип што наложува дека слободата на едниот завршува таму каде што започнува слободата на другиот, во моментот кога ќе се премине таа граница, веднаш се влегува во сферата на одговорноста.
Вилдан Дрпљанин
Rrjete sociale – “Dhoma publike” në internet
“Qasja në internet duhet të konsiderohet si e drejtë njerëzore dhe korrespodenca nëpërmjet rrjeteve sociale duhet të mbrohet në mënyrë përkatëse…“- me këtë qëndrim, Konferenca Evropiane e sindikatave, si ndërmjetësues (§107), qëndron në anën e punëtorit të ri në rastin Bărbulescu v. Romania dhe aktualizon një temë të rëndësishme në raport me mediat sociale dhe të drejtat e njeriut.
Rasti, në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është në lidhje me (pa) bazën për përjashtim nga puna të Bogdan Barbulesku, 28 vjeç, inxhinier për shitje, i cili është përjashtuar nga puna për shkak të mënyrës së përdorimit të Yahoo Messendger, rrjetit social për instant komunikim. Si shkak për përjashtmin nga puna nga punëdhënësi, kompania private rumune, është përmendur transkriptë në 45 faqe nga biseda private të cilat i ka pasur me vëllain dhe të fejuarën e tij. Bisedat janë zhvilluar nëpërmjet Yahoo Messenger, gjatë orarit të punës dhe për periudhë më të gjatë kohore, në kundërshtim me ndalimin për kompjuter zyrtar të përdoren për shkaqe personale. Përpos asaj që Gjykata Evropiane ka gjykuar kundër Rumanisë dhe ka konkluduar se shteti nuk ka siguruar mbrojtje të mjaftueshme të së drejtës për jetë private dhe familjare, të garantuar me nenin 8 të Konventës Evropiane, çështja në lidhje me lirinë dhe përgjegjësitë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, sapo është hapur dhe deri më sot ngel shumë relevante.
Kohë më parë, çështje të ngjashme u iniciuan edhe tek ne pasi u përhap lajmi për ekzistimin e grupit pornografik “Dhoma publike” në rrjetin social Telegram, e cila ka pasur mbi 7 400 anëtarë. Grupi është formuar me qëllim, anëtarët të mund të ndajnë fotografi lakuriqe dhe video nga aktorë të njohur, këngëtare dhe gazetare, por edhe nga vajza të mitura, ndërsa kriteri për zgjedhje në rrjetin social është bërë në bazë të “sigurisë dhe (pa) mundësisë për depërtim në bisedat dhe materialet e shpërndara.” Siç pritej, diskutimi për këtë problem, shumë më tepër u vendos kah përgjegjësia gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, sesa ndaj lirisë, për shkak të keqpërdorimit evident të të dhënave personale dhe prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë fëmijërore nëpërmjet aktiviteteve të anëtarëve të grupit, krejtësisht në kundërshtim me shembullin e rastit të Barbulesku.
Së këndejmi, krahasimi i dy shembujve e imponoi pyetjen rreth asaj se ku fillojnë dhe ku përfundojnë liritë dhe përgjegjësitë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. Është evidente se në situatën kur njerëzit mendojnë se nuk kanë çfarë të fshehin, ata vendosin të mos ndërmarrin aspak ose në rastin më të mirë – hapa të pa mjaftueshëm për të mbrojtur sjelljen e tyre elektronike. Kjo vlen madje edhe në situata kur e dinë se ekziston rrezik për shkelje potenciale të privatësisë së tyre dhe / ose cenim të ndonjë statusi të tyre, si për shembull marrëdhënia e punës në rastin Barbulesku. Nga ana tjetër, kur njerëzit si përdorues të rrjeteve sociale dëshirojnë të përfshihen në aktivitete për të cilat e dinë se janë të ndaluara, pothuajse pa përjashtim, kërkojnë rrjete “të sigurta” që të sigurohen se nuk do të zbulohen. Kjo do të thotë se njerëzit janë të vetëdijshëm për pasojat potenciale që mund të rezultojnë nga mënyra në të cilën i përdorin rrjetet sociale, po besojnë se ato nuk do të ndodhin, dhe prandaj ndërmarrin ( nëse ndërmarrin) masa të kufizuara për përdorim të drejtë.
Me siguri, shkaqet për sjelljen e përdoruesve sikur rrjetet sociale aspak nuk janë pjesë e botës së vërtetë, burojnë nga “volitshmëritë” që i ofron interneti nëpërmjet mundësive të lehta për të vepruar në emër të huaj, me identitet të rrejshëm ose me xhoker kartë – “dikush tjetër shkruan në emër tim”. Megjithatë, ky është vetëm një lëshim i rrejshëm sepse organet e ndjekjes në çdo moment mund të përcaktojnë identitetin e saktë të përdoruesit dhe të ngrenë procedura përkatëse për përcaktimin e përgjegjësisë. Kjo është kështu për shkak se veprimet tona në rrjetet sociale prodhojnë pasoja në jetën reale dhe fakti që janë bërë në internet nuk ndryshon asgjë në raport me rrezikun e tyre mbi shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve. Prandaj, parë juridikisht, krejtësisht është e qëndrueshme hapja e hetimeve dhe ndjekja për vepra penale në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave personale dhe prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve kundër përdoruesve dhe anëtarëve të grupit “Dhoma publike”. E njëjta do të vlejë edhe për cilën do vepër tjetër penale të kryer nëpërmjet rrjeteve sociale.
Si rrjedhojë, rrjetet sociale mund të jenë vegël shumë e rëndësishme për organizimin, komunikimin dhe ndarjen e informacioneve ndërmjet vete, por njëkohësisht këto përfitime mund të përdoren në drejtim të kryerjes së veprave penale, sipas ligjit. Në rastin e Barbulesku është e dukshme se nuk jemi të sigurt madje edhe kur kjo nuk është rast me rrjetet sociale, kur i përdorim të njëjtat në mënyrë përkatëse për të biseduar me të afërmit tanë sepse përdorimi mund të ndalohet ose mbikëqyret nëpërmjet rregullave të veçanta. Vetëm përdorimi i rrjeteve sociale ofron liri të madhe në lidhje me përdorimin, po edhe shkalla e lirisë duhet të shoqërohet me nivel përkatës të përgjegjësisë. Kjo do të thotë se mënyra e vetme të mbrohemi gjatë përdorimit të rrjeteve sociale është vazhdimisht të kemi ndërmend se nuk komunikojmë më avatarë, fotografi dhe profile, por me njerëz të vërtetë dhe të kemi parasysh se çdo platformë që e përdorim, si dhe vendi prej nga e përdorim, ka politikën e vet të privatësisë. Kjo do të thotë se çdo herë kur kemi dyshim për mënyrën e drejtë të përdorimit të rrjeteve sociale, mund të konsultojmë dokumentet publikisht të qasshme që e rregullojnë punën e tyre dhe raportin me ne. Për çdo gjë tjetër, vlen parimi i artë që imponon se liria e njërit përfundon atje ku fillon liria e tjetrit, për momentin kur do të kalohet ky kufi, menjëherë hyhet në fushën e përgjegjësisë.