About Image

Колумни

Почетна / Колумни

Средношколско организирање и учество / Organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme

06/03/2020


Пишува: Мартина Илиевска

Средношколско организирање и учество

 

Средното образование кое е задолжително и загарантирано со Законот за средно образование за сите ученици во Северна Македонија.  Законот ја уредува организацијата, функционирањето и управувањето во средното образование, како дел од системот на воспитанието и образованието, но во истиот отсуствува концептот на средношколско учество и можност за средношколско организирање.

Правната регулатива во Република Северна Македонија ги определува можности за младинските организирање во рамки на образовниот процес во два степени на образование. Во основното образование[1] преку здружување во ученички парламенти и во високото образование, формирање на студентски собранија[2]. Во изминатите неколку години се направија повеќе промени и дополнувања во правната регулатива за образование, но Законот за Средно остана непроменет. Ваквата правна „дупка“ прави да има неконзистентност во младинското учество во рамки на образовниот процес, односно да биде изоставено во рамки на средното образование. Моментално средношколското организирање не е систематизирано и онаму каде што го има е врз основа на волја на директорите и честопати поттикнато од граѓански организации.

Учеството на учениците во процесот на донесување одлуки во училиштата треба да се гледа како низа на придобивки за самите ученици, а не како пречка во работењето на училиштето.  Различни автори наведуваат повеќе придобивки при вклучување на учениците во структурите на училиштата. Според студијата „School Councils in Action“ (Whitty и Wisby, 2007), авторите дефинираат 4 категории придобивки: права на детето, активно граѓанство, усовршување на училиштето и персонализација.

Конвенцијата за правата на детето е меѓународен мултилатерален договор на Организацијата на Обединетите нации (ООН), документ кој е ратификуван од нашата држава. Конвенцијата во себе ги содржи право на почитување на мислењето на детето, право на слободно изразување на тоа мислење и право на здружување и мирно собирање; права кои претставуваат основа на едно граѓанско општество.  Правата кои ги предвидува Конвенцијата за правата на детето се составен дел на правниот систем на Република Северна Македонија и за остварување на истите потребна е законодавна интервенција во Законот за средно образование со кои ќе се овозможи нивна операционализација.

Дополнително преку вклучување, учениците имаат можност искуствено да ги учат концептите на граѓанско образование и демократија. Практичната примена на процесите карактеристични за демократските општества како што се учество на избори, гласање, донесување одлуки, активно учество и сл. Ги подготвува учениците за идно политичко и општествено учество, а воедно кај нив се развива и чувството на општествена одговорност.

Самите училишта, а подоцна и образовниот систем би имале видливи придобивки од средношколското организирање. Со формирање на средношколски организации се добива структурирана форма на здружување и истата може да се користи како канал за консултации за различни прашања кои ги засегаат учениците, но и за вклучување на сите засегнати страни во процесите на носење на одлуки и политики.

Вклучување на учениците во процес на носење на одлуки носи позитивно влијание за учениците. Покрај тоа што искуствено учат голем дел од демократските процеси, при учество во носење на одлуки тие ќе чувствуваат сопственост на истите поради фактот дека на учениците им се верува и дека нивните ставови се почитувани.

Учениците треба да имаат право да се организираат на неколку нивоа во: класни заедници, ученички парламенти, ученички парламенти на локално ниво и унија на ученички парламенти на национално ниво.  Во рамки на училиштето треба имаат право да учествуваат во работата на училишниот одбор, стручните комисии и во советот на родители, без право на одлучување учествуваат претставници на учениците избрани од страна на ученичкиот парламент. Основа за правно регулирање постои уште од конвенцијата за правата на детето, а веќе е регулирано во два степени на образование (основно и високо образование) што го прави неконзистентно младинското учество во рамки на образовниот процес. Голем дел од училиштата имаат средношколски организации во некаква форма, но без правна регулатива која ќе ги врами начините на кои учениците ќе можат да се организираат и активно да учествуваат во работата на училиштата при донесувањето на одлуки, остануваат на иницијативност на директорите и професорите на училиштето. 

 

[1] Закон за основно образование, Службен весник на РСМ, бр. 161 од 5.8.2019 година.

[2] Закон за високото образование, Службен весник на РМ, бр. 82 од 8.5.2018 година.

 

Organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme

 

Arsimi i mesëm është i detyrueshëm dhe i garantuar me Ligjin për arsim të mesëm për të gjithë nxënësit në Maqedoninë e Veriut.  Ligji i rregullon oranizimin, funksionimin dhe menaxhimin në arsimin e mesëm, si pjesë e sistemit edukativ – arsimor, por në të njëjtin mungon koncepti i pjesëmarrjes së nxënësve të shkollave të mesme dhe mundësia për organizimin e tyre.

Rregullimi juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i përcakton mundësitë për organizim rinor në kuadër të procesit arsimor në dy shkallë të arsimit.  Në arsimin fillor[1], nëpërmjet bashkimit në parlamente të nxënësve dhe në arsimin e lartë, formimin e parlamenteve studentore[2]. Gjatë disa viteve të kaluara janë bërë më tepër ndryshime dhe plotësime në rregullativën ligjore për arsim, por Ligji për arsim të mesëm nuk u ndryshua.  “Zbrazëtira” e këtillë juridike bën të ketë jo konzistencë në pjesëmarrjen rinore në kuadër të procesit arsimor, përkatësisht të anashkalohet në kuadër të arsimit të mesëm. Për momentin organizimi i shkollave të mesme nuk është sistematizuar dhe atje ku është, ndodh në bazë të vullnetit të drejtorëve dhe shpesh herë i nxitur ng organizata qytetare.  

Pjesëmarrja e nxënësve në procesin e vendimmarrjes në shkollat, duhet të shihet si përfitim për nxënësit, dhe jo si pengesë në punën e shkollës.   Autorë të ndryshëm përmendin një sërë përfitime gjatë përfshirjes së nxënësve në strukturat e shkollave. Sipas studimit „School Councils in Action“ (Whitty dhe Wisby, 2007), autorët përkufizojnë 4 kategori të përfitimeve: Të drejta të fëmijëve, shoqëri aktive, përsosje e shkollës dhe personalizim.

Konventa për të drejtat e fëmijës është marrëvehsje ndërkombëatre multilaterale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dokument i ratifikuar nga shteti jonë. Konventa në vete përmban të drejtën e respektimit të mendimit të fëmijës, të drejtën e shprehjes së lirë të atij mendimi dhe të drejtën e bashkimit dhe tubimit paqësor, të drejta të cilat paraqesin bazën e një shoqërie civile.  Të drejtat të cilat i parashikon Konventa për të Drejtat e Fëmijës, janë pjesë përbërëse e sistmeit juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për realizimin e tyre, duhet intervenim luridik në Ligjin për arsim të mesëm me të cilat do të mundësohet operacionalizimi i tyre.

Në mënyrë plotësuese gjatë prëfshirjes, nxënësit kanë mundësi, me përvojë të mësojnë konceptet e arsimit qytetar dhe demokraci.  Zbatimi praktik i proceseve karakteristike për shoqëritë demokratike siç janë pjesëmarrja në zgjedhje, votimi, miratimi i vendimeve, pjesëmarrja aktive dhe ngjashëm. I përgatiti nxënësit për një pjesëmarrje të ardhshme politike dhe shoqërore, ndërsa njëkohësisht tek ata zhvillohet edhe ndjenja e përgjegjësisë shoqërore.  

Vetë shkollat, ndërsa më vonë edhe sistemi arsimor do të kishin përfitime të dukshme nga organizimi i nxënësve të shkollave të mesme. Me formimin e organizatave të nxënësve të shkollave të mesme, fitohet forma strukturore e bashkimit dhe e njëjta mund të përdoret si kanal për konsultime për çështje të ndryshme të cilat i tangojnë nxënësit, por edhe për përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në proceset e vendimmarrjes dhe politikave.

Përfshirja e nxënësve në procesin e vendimmarrjes rezulton me ndikime pozitive për nxënësit.  Përpos asaj se mësojnë nga përvoja nga një pjesë e madhe e proceseve demokratike, gjatë pjesëmarrjes në vendimmarrje, ata do të marrin pjesë në to, për shkak të faktit dhe nxënësve u besohet dhe se qëndrimet e tyre respektohen.

Nxënësit duhet të kenë të drejtë të organizohen në disa nivele: Bashkësi të klasave, parlamente të nxënësve, parlamente të nxënësve në nivel lokal dhe unione të parlamenteve të nxënësve në nivel kombëtar.   Në kuadër të shkollës duhet të kenë të drejtë të marrin pjesë në punën e këshillit të shkollës, komisionet profesionale dhe në këshillat e prindërve, pa të drejtë për vendimmarrje marrin pjesë përfaqësues të nxënësve të zgjedhur nga parlamenti i nxënësve.  Baza për rregullimin juridik ekziston që në Konventën për të drejtat e fëmijës, ndërsa tani më është rregulluar në dy shkallët e arsimit (arsimi fillor dhe i lartë) që e bën pjesëmarrjen rinroe jo konzistente në kuadër të procesit arsimor.  Pjesë e madhe e shkollave kanë organizata të nxënësve të shkollave të mesme në ndonjë formë, por pa rregullativë juridike e cila do të vendosë korniza ligjore për mënyrat se di pjesëmarrësit do të mund të organizojnë dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në punën e shkollave gjatë vendimmarrjes, të cilat ngelin në iniciativën e drejtorëve dhe profesorëve të shkollës.

[1] Ligji për arsimin fillor, Gazeta Zyrtare e RMV, nr. 161 i datës 5.8.2019

[2] Ligji për arsimin e lartë, Gazeta Zyrtare e RMV, nr. 82 i datës 8.5.2018